Vdes personi që ra në humnerë në Prevallë

Pasditen e sotme në Zonën e Prevallës – Prizren, ka gjetur vdekjen në një greminë një person.
Kështu mësojnë burimet e Rtv Besa brenda Policisë së Kosovës.
Ekipet përkatëse të policisë, mbikëqyrësi dhe ekipi urgjencës i janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur deri në një distancë afër vendit te ngjarjes, ndërsa te vendi i ngjarjes ka qenë e pamundur që të shkohet me mjetet që kanë në dispozicion.