Vjen reagimi i Qeverisë: Nuk e kemi larguar nga fotografia në DASH zyrtaren me mbulesë

Sot ka pasur reagime të shumta lidhur me fotografitë e publikuara nga takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan, Antony Blinken në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Kjo pasi në fotografinë nga tryeza e takimit të cilën e publikoi Zyra e Kryeministrit, nuk shihej një grua me shami, ndërsa në ato të publikuara nga Departamenti i Shtetit dhe Zyra e Presidentit, shihet edhe zyrtarja amerikane me shami.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka demantuar deklaratat se Zyra e Kryeministrit qëllimisht e ka larguar nga fotografitë gruan me shami.


“Nuk pasur ndërhyrje. Fotot e publikuara janë përzgjedhur në mesin e atyre të cilat ne i kemi pasur në posedim, duke vendosur fokusin te krerët e delegacioneve të të dy shteteve”, ka thënë Kryeziu për Telegrafin.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.