Vjosa Osmani dhe Albin Kurti me ekip priten në odën e Jasharajve

Delegacioni i prirë nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, janë pritur në odën e vëllait të komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jasharit në Prekaz. Fillimisht ky delegacion kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së UÇK. Nga Prekazi, krerët e tri institucioneve të vendit nderuan sakrificën e familjes Jashari për liri.Përveç tyre, sot edhe liderët e partive opozitare kanë bërë homazhe në ditën e dytë të Epopes së UÇK-së. Më 5 mars u bënë 24 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.