Vrasje e rëndë në Podujevë, gjithçka nisi si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik

Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga thika, nga një person i panjohur për të. Dyshohet se gjithçka nisi si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, por nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë, njofton policia.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55.

Nuk raportohet për të arrestuar, teksa policia thotë se po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË/Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.