Vritet një 30-vjeçar në Pakashticë të Podujevës

M.K., 30-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri sot rreth orës 16:00, në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Rajonit të Prishtinës.

Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari, F.B., 34-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes, Policia njofton se ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjuetisë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç.”

“Në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se hetuesit policorë janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.