Zgjedhet nënkryetarja e gjykatës së Apelit dhe nënkryetarja e gjykatës Themelore në Prizren

Po mbahet takimi i 294-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është caktuar nënkryetarja e Gjykatës së Apelit dhe nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren.Në këtë takim, anëtarët e Këshillit miratuan propozimin për caktimin e nënkryetares së Gjykatës së Apelit, gjyqtaren Kadrije Goga – Lubishtani si dhe propozimin për caktimin e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Prizren, gjyqtaren Raima Elezi, me mandat të njëjtë me kryetarët e gjykatave respektive.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.