Zhduket nëna e 4 fëmijëve në Ferizaj

Në Policinë e Kosovës në rajonin e Ferizaj është raportuar për një grua të zhdukur.

Siç bëhet me dije në raportin 24 e njëjta është nënë e 4 fëmijëve.

Rasti në polici e ka raportuar prindi i saj i cili ka konfirmuar se ka dy ditë që nuk e di se ku e ka vajzën.

“PERSON I ZHDUKUR/Ferizaj 03.01.2023 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datë 03.01.2023 vajza e tij ka dalur nga shtëpia e motrës së saj, ku i ka lënë 4 (katër) fëmijët e sajë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.