đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ‡œđŸ‡°FSK pĂ«rfundon stĂ«rvitjen me ushtrinĂ« e ShqipĂ«risĂ«, Maqedonci: U simulua reagimi nĂ« fushĂ«luftim dhe sjellja nĂ« kushte mbijetese



Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se trupat e FSK-së sapo e kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando me ushtrinë e Shqipërisë.

Maqedonci ka treguar se stërvitja ka zgjatur tre ditë dhe është realizuar me qëllim të forcimit fizik dhe psikologjik të ushtarëve në kushte aspak të lehta.

Njoftimi i plotë i Maqedoncit:

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë sapo përfunduan stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.

Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës.

Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.

Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.