Dorëhiqet drejtori i policisë pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Kjo kërkesë ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçares, për arsye dhe ndërgjegje personale.

“Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, ka shkruar Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot është arrestuar edhe personi i pestë i cili dyshohet nga policia se e ka dhunuar një vajzë 11-vjeçare në Prishtinë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.