‘Ishim dorë për dore… ma mori Zoti’/ Babai i 7-vjeçares rrëfen dhimbjen: Duhet të kisha vdekur unë!

Bislim Ahmetaj ka zbuluar bisedën rrëqethëse me babanë e 7-vjeçarjes që u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase, një ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë.

Bledar Avdia kishte ardhur nga Kanadaja për të kaluar pushimet në atdhe.

Tre ditë më parë ata kishin mbërritur në bregdetin e Himarës dhe po qëndronin në plazhin e Potamit, aty ku mesditën e djeshme ndodhi tragjedia.

“Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua…. Vetëm se duhet të kisha vdekur unë dhe jo Jonada’, janë këto fjalët që babai ka thënë mes lotësh, shkruan në Facebook, pedagogu dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD.

Këtë të mërkurë mes dhimbjes dhe lotëve iu dha lamtumira e fundit 7-vjeçares Jonada Avdia.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.