Kosova heq kushtin për dozën e tretë, fluks në pikën Kufitare në Morinë

Pas dy javës Kosova ka vendosur që këtë të shtunë të lehtësojë masat kufizuese për hyrjen në territorin e saj.

Këtë të shtunë në pikën Kufitare Morinë ku prej dy javësh kërkohej që për hyrjen në Kosovë të kishte tre doza të vaksinës anti-Covid sot qytetarët shqiptarë janë lejuar të futen me vetëm dy doza.

“Tre doza vaksine ishte masë e tepruar”, ka thënë një qytetar.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se heqja e dozës së tretë ka sjellë rritje të fluksit të lëvizjes së qytetarëve .

“Ngaqë ka pas kushtin me tre vaksina nuk kam mundur që të shkoj në Kosovë, pasi unë jam vetëm me dy doza. Për banorët e Kukësit është mirë që të kemi lehtësim, pasi shumë nga ne kanë dhe punë”, ka thënë një tjetër.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.