Kosova në kërkim të pikëve të plota sonte në Basel ndaj Zvicrës



Kosova do të përballet sonte me Zvicrën.Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45, në Basel, shkruan GazetaBlic.

“Dardanët” kërkojnë fitoren e madhe në transfertë, duke luftuar për një kualifikim të mundshëm, pavarësisht se mundësitë janë shumë të vogla.

Aktualisht, Zvicra është në vendin e parë në grupin I me 16 pikë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë. Në të tretin është Izraeli me 12, dy më shumë se Kosova.
Kosova duhet të fitojë përballë Zvicrës dhe Bjellorusisë, kurse Rumania të barazojë ose fitojë me Izraelin dhe të fitojë me patjetër ndaj Zvicrës.Kjo matematikë do ta dërgonte Kosovën si e dyta dhe Rumaninë si e para e grupit në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.