Lideri turk🇹🇷 Erdogan para Vjosa Osmanit: Ashtu si Millosheviqi, besoj se edhe Netanyahu do të gjykohet e dënohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se beson që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të dënohet e gjykohet sikurse kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Këto komente, Erdogani i bëri gjatë një fjalimi në hapjen e aktivitetit “TRT World Forum 2023” që u mbajt në Stamboll, ku pjesëmarrëse ishte edhe presidentja Vjosa Osmani.
“KĂ«ta janĂ« terroristĂ« si ndihmĂ«s tĂ« terrorizmit dhe do tĂ« gjykohen patjetĂ«r nĂ« GjykatĂ«n e DrejtĂ«sisĂ« nĂ« HagĂ«s. Ashtu siç Millosheviqi u gjykua dhe u dĂ«nua, besoj se edhe Netanyahu dhe bashkĂ«kryerĂ«sit e tij nĂ« fund do tĂ« gjykohen dhe dĂ«nohen”, tha Erdogani duke vazhduar:
“Nëse nuk mund të parandalojmë mizorinë e Izraelit, askush në asnjë vend të botës nuk mund të ndihet i sigurt. Sepse Kutia e Pandorës tashmë është hapur”, raporton “Anadolu”.
Në fjalën e tij, presidenti turk tha se vendi i tij është i gatshëm të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen në Gaza.
“Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen, shkatërrimin e mëtejshëm”, tha Erdogani duke folur në lidhje me luftën që ndodh mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Anadolu.
“Sot e kuptojmë më mirë se institucionet ndërkombëtare që kanë për detyrë sigurimin e paqes dhe sigurisë globale, nuk kanë aftësi për zgjidhjen e problemeve”, shtoi ai.
Presidenti turk përmendi edhe vrasjet e punonjësve të mediave në Gaza, duke thënë se numri i tyre ka shkuar në mbi 70.
Ai më tej tha se Izraeli, “me gjithë barbarizmin e tij nuk mund të thyej vendosmërinë e banorëve të Gazës për rezistencë”.