Ligji për Trustin dhe Kodi Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë, në të njëjtën ditë në votim në Kuvend

Kryesia e Kuvendit për të enjten e ardhshme (9 qershor) ka caktuar seancën e re të Kuvendit të Kosovës, e ku për herë të parë do të shqyrtohet plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin, raporton Gazeta Blic.Po në këtë ditë do të shqyrtohet për lexim të parë ( pasi kishte dështuar njëherë) edhe Kodi Civil i Kosovës që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.
“Kodi Civil do të vijë në seancën e 9 qershor”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.Ky KOD i cili kishte dështuar në lexim të parë në mars të këtij viti sërish do të sjellët në Kuvend, për lexim të parë e më pas edhe për miratim.
Votimi i tij në lexim të parë kishte dështuar për shkak se një numër i madh i deputetëve të partisë në pushtet por edhe deputetët të tjerë kishin votuar kundër apo edhe duke abstenuar.Por pse Kodi Civil dhe Ligji për Trustin në të njëjtën ditë?

Disa herë është raportuar se ka një ‘marrëveshje në parim’ ndërmjet disa deputetëve të shumicës dhe partive opozitare “me aminin e Albin Kurtit” që të gjendet njëfarë gjuhe e përbashkët ndërmjet pushtetit e opozitës që në pako të kalojnë Kodi Civil dhe Ligji për Trustin, i pari i kërkuar me ngulm nga Bashkimi Evropian dhe organizatat LGBTI , përderisa për të dytin ka një kërkesë të jashtëzakonshme nga qytetarët e Kosovës që t`u lejohet një përqindje e mjeteve të tyre nga trusti.Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka telashe serioze me deputetet e tij meqë një pjesë janë kategorikë se assesi nuk do ta votojnë një Kod të tillë që lejon martesat e gjinisë së njëjtë dhe për këtë arsye po kërkon votat e deputetëve të partive në opozitë që ky Kod të kaloj në Kuvendin e Kosovës.
Por, nuk janë vetëm deputetet e partisë në pushtet që janë kundër këtij Kodi.Brenda Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, grupit multietnik ka deputetë që tashmë kanë deklaruar disa herë se nuk do të japin votën e tyre për ligjin që mundëson martesat ndërmjet gjinive të njëjta.

Por, gazeta Blic ka mësuar nga burime te saja se kryeministri i Kosovës por edhe GP i Lëvizjes VV është para një presioni të madh që Kodi Civil të kaloj në Kuvend sa më parë që është e mundur.“Për shkak të mos marrjes së përgjegjësisë se vetëm GP i Lëvizjes vetëvendosje është për votimin e këtij ligji, Albin Kurti ka kërkuar që të diskutohet edhe me deputet e partive opozite që të japin votën e tyre në këmbim të kalimit të ligjit për trustin. Përkthyer në shqip i bie se Kurti po dëshiron që miratimin e Kodit Civil në opinion ta shes se ka kaluar me një shumicë nga të gjitha subjektet që janë pjesë e Kuvendit”, ka thënë ky burim i gazetës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.