Nëntë të vrarë në një shkollë në Beograd, dyshohet se një i mitur qëlloi me armë zjarri mbi ta

Nëntë persona, tetë nxënës e një roje e sigurimi kanë mbetur të vdekur sot pas disa të shtënave me armë zjarri që ndodhën në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit, raporton N1info.rs.

Hetimet e para tregojnë se personi që kreu këtë krim dyshohet të jetë një i mitur, po ashtu nxënës.

Lidhur me ngjarjen e rëndë është deklaruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, e cila ka konfirmuar se janë vrarë tetë nxënës dhe një roje, si dhe janë plagosur gjashtë fëmijë dhe një mësues.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, në vendngjarje ndodhen me dhjetëra autoambulanca dhe ekipe të shumta të policisë.

Në vend ngjarje raportohet të jenë edhe ministrja e Shëndetësisë së Serbisë, Danica Grujiçiq dhe ministri i Arsimit, Branko Ruzhiq.

Pranë shkollës mediat serbe kanë raportuar se gjendet edhe një numër i madh i prindërve të mbledhur, të cilët për momentin po e kanë të pamundur të arrijnë tek fëmijët e tyre.

Raportimet tregojnë se zona për rreth shkollës ku ndodhën të shtënat është e bllokuar, e po ashtu është bllokuar edhe hyrja për në rrugën “Kralja Milutin”, ku ndodhet shkolla./Kallxo,com.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.