Pacolli i kundërpërgjigjet Deliut: Keni investu aty ku keni pas mundësi me vjedh

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, ku kjo e fundit ironizoi me vendimin e Qeverisë për shërbimin e ujit në lokalet e gastronomisë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli i ka thënë Deliut se në shkollat që ata i kanë ndërtuar, nuk ka ujë të pijes dhe fëmijët e pacientët detyrohen ta blejnë atë.
Ajo ka thënë po ashtu se ata kanë investuar aty ku kanë pasur mundësi.
Postimi i saj i plotë:
A e din deputetja e PDK-së që shkollat, spitalet e qendrat e mjekësisë familjare që kanë ndërtuar nuk kanë qasje në ujë të pijes?. Fëmijët dhe pacientët detyrohen me ble ujin ose me u dehidru.
Keni investu aty ku keni pas mundësi me vjedh Kaq për qeveritë e kaluara.