Policia e Kosovës ndalon në Vërmicë veturën ‘Land Rover’ të vjedhur para 6 vitesh

Policia e Kosovës gjatë ushtrimit të detyrave të rregullta në pikën kufitare në Vërmicë ka hasur në një veturë të dyshuar, ku pas kryerjes së procedurave të parapara ka rezultuar si veturë e vjedhur jashtë vendit.

Me datë 29.05.2022 rreth orës 22:00 në pikën kufitare në Vërmicë, konkretisht në drejtimin e qarkullimit nga Shqipëria në hyrje për në Kosovë, është ndaluar vetura e tipit Land Rover, LW, ngjyrë e zezë me targa vendore, me drejtues mashkull kosovar.

Gjatë verifikimit të të dhënave të veturës dhe regjistrimit të saj në sistem, vetura e lartcekur është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë realizimit të kontrollës tek numri identifikues i veturës, është dyshuar se ka ndërhyrje. Me këtë rast është kërkuar nga Policia e Frontex- it, me mision në pikën kufitare në Vërmicë, që të bëhet verifikimi i veturës, verifikim sipas të cilit ka rezultuar se, e njëjta veturë është e vjedhur në vitin 2016 në një shtet tjetër.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që vetura dhe leja e qarkullimit të sekuestrohen dhe rasti të vazhdoj në procedurë të rregullt ndërsa lënda per hetime të metutjeshme i është dorëzuar njësisë për hetimin e auto krimeve.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.