Presidentja 🇽🇰 Osmani uron Presidentin 🇹🇷Erdogan për 100 vjetorin e shtetit: Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Në një postim në platformën “X”, Osmani ka shkruar se Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë.
“Me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Turqisë, e uroj sinqerisht Presidentin Recep Tayyip Edrogan dhe popullin turk. Miqësia e rrënjosur thellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë tregojnë për një të ardhme të ndritur. Edhe për shumë shekuj dhe miqësia jonë e fortë”, ka shkruar Osmani.