Reshjet e borës, Policia ka një kërkesë për shoferët ❄️🌨👇

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të dendura të borës dhe ka kërkuar që shoferët të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre.

Policia tha se gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull.

“Pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë natës së mbrëmshme e kanë vazhduar edhe sot, qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar. Policia qysh para dy jave ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre”.

“Tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bije, në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve”, thuhet në apelin e policisë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.