Shaqir Totaj me biçikletë nëpër rrugët e Prizrenit 🚴‍♀️

Në ditët e fundit të verës, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, po endet me bicikletë nëpër qytet.

Sot pas orës 4 të pasdites, Totaj është parë në një nga rrugët në qendër të Prizrenit teksa udhëtonte me biçikletën e tij.

Gjatë kësaj vere, Totaj e publikoi një fotografi në Facebook, teksa ngiste bicikletën dhe inkurajonte edhe bashkëqytetarët të vepronin njëjtë.

“Përfundova ditën e punës dhe po shfrytëzoj transportin alternativ 🚴‍♀️ , për t’u kthyer në shtëpi. Shtegu i biçikletave 🚴‍♀️tashmë është në funksion të të gjithëve”, shkroi Totaj në korrik.


“Ju inkurajoj të veproni njejtë, të mbrojmë ambientin e qytetit tonë së bashku dhe të kujdesemi për shëndetin”

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.