Tërmet i fuqishëm në Turqi, raportohet për dhjetëra të vdekur

Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallë e ka goditur Turqinë.
Sipas CNN 17 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e këtij tërmeti.
Epiqendra e këtij tërmeti llogaritet të jetë 23 kilomtera në lindje të Nurdagit, në provincën e Gaziantep, raporton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve.
Pas tërmetit të fuqishëm ka pasur edhe pasgoditje në Turqinë jugore dhe qendrore.
Rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë ndodhi rreth 32 kilometra në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor.
Një tjetër goditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor.
Nga ky tërmet që tronditi shtetin turk, u prekën edhe Siria dhe Libani.
Si pasojë, në Siri vdiqën 42 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, shkruan CNN.