Totaj dhe Gashi bashkë me Kryetarin e PDK,së Memli Krasniqi nderojnë ushtarët e NATO-së në Prizren

Sot shënohet 23 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-së ndaj Serbisë e Jugosllavisë, fillimi i një epoke të re për popullin e Kosovës, fundi i regjimit pushtues të Sllobodan Millosheviqit.

Së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nderuam me homazhe ushtarët e NATO-së, tek pllaka përkujtimore e pilotëve amerikan David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët u flijuan në misionin e tyre të mbrojtjes për popullin e Kosovës.

Gjithmonë mirënjohës dhe falenderues ndaj forcave të NATO-së që ndihmuan popullin e Kosovës ta fitonte lirinë dhe të ndalej gjenocidi i serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Lufta e pastër e UÇK-së dhe ndihma e madhe e aleatëve tanë, mundësuan lirinë që ne po e jetojmë sot!, ka shkruajtur Shaqir Totaj kryetari i Prizrenit në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.