Tragjike: Humb jetën në vendin e punës një 51-vjeçar në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:20 në lagjen Arbana në Prizren, ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që ka marrë në vendin e tij të punës, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima është 51-vjeçar dhe i njëjti kishte qenë duke kryer punë fizike.

Sipas Bytyqit, i ndjeri ka rënë nga një lartësi, teksa vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes menjëherë pasi ka ndodhur rasti.

“Rreth orës 12:20, në periferi të Prizrenit, në lagjen Arbana, një punëtor fizik i moshës 51-vjeçare, derisa ka qenë duke punuar në një objekt, ka ra nga objekti. Ekipi mjekësorë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, tha ai për Sinjalin.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.